Gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, reagon ambasadorja amerikane

schedule12:44 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:44 - 20 Nëntor, 2020

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion vendosi heqjen e sekuestros se pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka risjellë në vëmendje vendimin e DASH të shkurtit të vitit të 2018, ku i ndalon hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij.

Diplomatja amerikane thotë se vendimi mbetet ende në fuqi.

Vendimi u mor nga gjyqtarja paraprake Irena Gjoka e cila vendosi se ish kryeprokurori do të kalojë në gjykim si i pandehur.

Ai do të gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e fshehjen të pasurisë dhe deklarim të pasaktë të pasurive në tre raste sipas një hetimit të çelur në prokurorinë e Durrësit, menjëherë sapo organet e vettingut dorëzuan rezultatet e tyre.

Çfarë thoshte njoftimi i DASH, i 14 shkurtit 2018

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka miratuar masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Por, e njëjta masë është marrë edhe ndaj familjarëve të Llallës, teksa ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, ligji parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

n.d./abcnews.al