Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubin: Haga nuk po bën drejtësi/ Ish-zyrtari amerikan: Ish-krerët e UÇK vjet në qeli, pa gjyq

schedule10:10 - 16 Shtator, 2025

schedule 10:10 - 16 Shtator, 2025

HAGË- James Rubin, ish ndihmessekretari I Shtetit per Ceshtjet Publike dhe ish zedhenesi I Sekretares Amerikane te Shtetit Madeleine Albright kritikoi këtë të martë në ditën e tij të dytë si dëshmitar mbrojtës, Dhomat e Specializuara të Prokurorisë së Hagës duke thënë se nuk arrin të kuptojë se përse ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë qëndruar në paraburgim për 5 vjet pa filluar ndjekja penale ndaj tyre. Rubin deklaroi se kjo nuk është ajo që ai e quan Shtet I Së drejtës ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi I Thacit dhe të akuzuarve të tjerë me drejtësinë, duke thene se nuk e kuptonte se perse nje burre shteti mbahej pas hekurave.

“Fakti që të akuzuarit kanë qenë janë në burg për më shumë se pesë vjet dhe janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur të ndaluar për kaq shumë gjatë më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe shtetin e së drejtës dhe mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për pesë vite përpara se të ndiqet penalisht një çështje penale ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën. Kështu që në rastin e të akuzuarit në fjalë nuk e kuptoj fare se pse është dashur të qëndrojë në burg për pesë vite, Unë, për vete, nuk e shoh këtë si shtet të së drejtës ose sundim të ligjit që shpresoja të krijohej nga sistemi ndërkombëtar ose të paktën – pa diskutim që sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur ka iniciuar krijimin e Trubunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë ose atë për Ruandën.”

Ish ndihmes Sekretari Amerikan I Shtetit tha se ishte pergatitur me qindra ore per deshmine e tij ne kete gjyq ndersa shtoi se kishte marre edhe lejen e Departamentit Amerikan te Shteteti per te qene perballe prokuroreve ne Hage. James Rubin tha se ne vitin 1998 kishte pasur nje raport te OKB qe nuk fliste mire per Ushtrine Clirimtare te Kosoves dhe e akuzonin ate per krime lufte, raport Rubin tha se kishte qene skepti per te duke e quajtur nje pune te pasakte dhe te gabuar.

Ish ndihmes Sekretari Amerikan I Shtetit tha se Washingtoni ne fillim kishte menduar sit e gjithe se Ushtria Clirimtare ishte nje organizate terroriste, por ai tha se diçka e tille ndryshoi shume shpejt.

“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste.Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë. Ka pasur shumë pretendime per akuza e per krime lufte nga pjestare te UÇK-se, por Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk ka arritur kurre te vertetoje dicka te tille.”

Gjithcka qe James Rubin po deshmon si pjese e deshmitareve mbrojtes ndaj Ish krereve te UÇK-së gjendet e dokumentuar në dokumentacionin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ish ndihmesi Sekretari Amerikan i Shtetit pritet te vijoje deshmine e tij ne kuadrin e mbrojtjes ne Dhomat e Specializuara te Hages deri ne mesin e kesaj jave. Pjese e deshmitareve pritet te jene edhe zyrtare te tjere te larte Amerikan. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Hagës për kryerjen e krimeve të ndryshme të luftës duke përfshirë torte , vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me force dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime./abcnews.al

Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UCK, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin.

Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Po ashtu, përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dje ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin tha se forcat serbe janë munduar që të mbulojnë krimet e tyre dhe janë përpjekur që ta fajësojnë UÇK-në.

“Qeveria serbe gjithmonë është përpjekur të fajësojë UÇK-në dhe kjo është në përputhje me mënyrën e veprimit të regjimit serb, mënyrë se si ka vepruar në atë kohë, kjo është mënyra se si ata janë përpjekur të justifikonin fajin tek të tjerët”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!