Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Nurellari: Kërkesa e prokurorisë kurorëzim i hipokrizisë. Luftuan për liri e pavarësi

schedule18:40 - 16 Shkurt, 2026

schedule 18:40 - 16 Shkurt, 2026

I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, analisti Andri Nurellari e cilësoi kërkesën e Prokurorisë me nga 45 burg për ish-krerët e UÇK si “një kurorëzim të hipokrizisë”, duke shtuar se sipas tij, gjykata ka dështuar të ruajë standarde të larta të drejtësisë. Ai theksoi se procesi është ndërtuar në mënyrë që, sipas tij, vendos në akuzë jo vetëm individët, por edhe UÇK-në dhe rezistencën e popullit të Kosovës ndaj Serbisë. Nurellari u shpreh i indinjuar për mënyrën se si është zhvilluar gjykimi, duke e quajtur atë një “eksperiment juridik” që, sipas tij, vë në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve evropiane.

“Kërkesa e Prokurorisë ishte një kurorëzim i hipokrizisë, por edhe për gjykatën sepse gjykata ka pretenduar herët që kishte dëshmi dhe prova individuale. Ndërkohë që gjykata bëri një gjykim në bllok, kur pretendon si një krim në grup. Është në akuzë UÇK dhe rezistenca e popullit në Kosovës ndaj Serbisë e cila kreu gjenocid. Kemi një paaftësi të gjykatës, pa mbajtur standarde të larta të drejtësisë. Jemi shumë të indinjuar, një proces i tillë nuk duhet të kishte ndodhur në një vend të Europës, ku supozohet se ruhen të drejtat e individëve.

Mënyra se si ky proces është ndërtuar ofendon popullin tonë. Ky proces nuk bën asnjë krenar, përkundrazi njollos dhe vë në pikëpyetje besueshmërinë e BE. Është një eksperiment juridik, po vepron si një korporatë që po mundohet të mbajë në këmbë rezistencën e saj. Shpresoj që trupi gjykues të ketë një grimë integriteti dhe të hedhë poshtë disa akuza të ngritura. Është një çështje që ka të bëjë me integritetin. Njollosja e UÇK prek shumë popuj të tjerë”, tha analisti.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!