Gjyqi kundër Daily Mail, kur pritet të kthehet Princi Harry sërish në Londër

schedule13:44 - 7 Prill, 2023

schedule 13:44 - 7 Prill, 2023

Princi Harry do të kthehet në Gjykatën e Lartë të Londrës në qershor për të provuar akuzat e tij kundër Daily Mail.

Me këtë rast, Princi Harry do të jetë një nga disa individë që do të kërkojë dëmshpërblim kundër Gazetave të Grupit Mirror (MGN) për mbledhje të paligjshme informacioni. Harry dhe të tjerët kanë ngritur akuzat dhe do të dëshmojnë personalisht.

MGN, duke përfshirë The Mirror, Sunday Mirror dhe Sunday People, ka zgjidhur më parë një numër të madh akuzash kundër saj në lidhje me mbledhjen e paligjshme të informacionit.

Ndërkohë, Princi Harry pritet të dëshmojë dhe të bëjë një vizitë të dytë në Gjykatën e Lartë, pasi bëri një paraqitje të papritur  javën e kaluar për të marrë pjesë në një seancë paraprake katër-ditore në çështjen e privatësisë kundër botuesit prestigjoz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!