Barcelona duhet të përballet me një tjetër çështje gjyqësore. Pas Neymar, edhe një tjetër “ish” i ka çuar katalanasit në gjyq. Areido Braida, ish-drejtori sportiv i klubit spanjoll, pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë dhe gjykata duhet të vendosë.
Shkarkimi i Braida është bëtë më 12 gusht dhe italiani nuk e pranon arsyetimin e Barcelonës për ta larguar. Kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2022 dhe tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin organet e drejtësisë.
Braida ka ngarkuar të merret me këtë çështje avokatin Juan de Dios Crespo, i cili ka ndihmuar edhe Neymar në çështjen “Neymar”, kur PSG pagoi klauzolën për transferimin e brazilianit. Mes palëve ka pasur një takim për ta zgjidhur me konsensus, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët. /abcnews.al