Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndersa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.
Prokurorëve të Posacëm iu kërkua të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, këtë të enjte u lexuan 41 faqe nga 214 në total. Gjate seances nuk kanë munguar tensionet nga ana e Metës I cili ka ndërhyrë disa herë pasi sipas tij në 70 mijë faqe hetim nuk ka asnjë akuzë konkrete për të.
Avokatët e Metës pretendojnë se shumë nga gjetjet e SPAK që u parashtruan nga organi i akuzës janë të panjohura për ta.
Më 29 janar sërish Prokuroria e Posacme që do te vijoje me pjesën tjetër të parashtrimeve.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje.
/abcnews.al


