Ditën e djeshme është mbajtur seanca e dytë të procesit gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së prezantuan deklaratat hapëse nga ekipet mbrojtëse. Gjatë paraqitjes së provave, në të cilat synon të mbështetet, avokati Gregory Kehoe ka folur edhe për luftën në Kosovë, masakrat serbe dhe dëbimet që bëheshin shqiptarëve atë kohë.
Lidhur me këtë çështje ka pasur shumë reagime në publik. Më i fundit ishte një telefonues në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, i cili ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albi Kurti duhet të jenë mbështetës.
Sipas qytetarit, Gjykata e Kosovës po e përçan popullin, i cili dha jetën për lirinë e vendit.
“E kam për Gjyqin e Hagës. Më bën përshtypje Presidentja e Kosovës dhe kryeministri Kurti nuk thonë një fjalë mbështetëse, por fjalët më të këqija, si janë hajdut. Ata të dhanë lirinë se luftuan. O Bashkim na vjen rëndë se luftuam. Gjykata e përçan popullin e Kosovës, si Berisha që përçan popullin shqiptar. Është gjynah, ne jemi të indijuar për qendrimin që përmban presidenti”, u shpreh ai./abcnews.al