Gërdeci, “shpërthimi” financiar/ Akt ekspertimi: Demontimi, me kosto të lartë transporti dhe duke shmangur tatimin

schedule11:30 - 2 Tetor, 2024

schedule 11:30 - 2 Tetor, 2024

TIRANË- Në procesin që po mbahet në gjykatën e posaçme ndaj ish-ministrit të mbrojtes Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen Gërdeci, avokatët i kërkuan gjykatës kryerjen e një ekspertimi të ri për përllogaritjen e dëmit ekonomik.

Nga ana tjetër prokurorët e posaçëm Klodian Braho e Arben Kraja I kërkuan gjykatës që të rrëzojë kërkesën e palëes mbrojtëse pasi akt eskpertimi provon se është shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit duke shmangur detyrimit tatimore si dhe kostot e trasportit të municioneve.

Pasi dëgjoi palët gjykata shtyu seancën për në datën 9 nëntor në orën 9:00. Ndërsa konklluzionet përfundimgtare Grupi i përbërë nga 5 ekspertë, ka dalë në përfundim se nga përllogartija e çmimit të shitjes së municoneve iu shkaktua një dëm prej 8.6 milionë dollarë buxhetit të shtetit si dhe 60 milionë lekë nga shpenzimet e trasportit që u krye me mjetet ushtarake dhe jo ato të kompanisë që fitoi të drejtën për demontimin e municoneve.

Nga ana tjetër ish-ministri i mbrojtës nuk ishte i pranishëm në seancën e së mërkurës. Ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!