Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i divorcit Meta-Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, asnjëri nuk ishte paraqitur

schedule10:47 - 21 Shkurt, 2025

schedule 10:47 - 21 Shkurt, 2025

Gjykata Civile e Tiranës vendosi shtyrjen e seancës së pajtimit mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të cilët janë në proces divorci.

Shkak për këtë shtyrje u bë mungesa e Monika Kryemadhit në këtë seancë pa shprehur një arsyetim. Nga ana tjetër, Ilir Meta me një kërkesë të Posaçme kishte autorizuar avokatin e tij Genc Gkokutaj për t’u përfaqësuar në seancën e pamjtimit me Monika Kryemadhin.

Seanca e radhës në Gjykatën Civile për pajtimin e Metës dhe Kryemadhit pritet te zhvilllhet me datë 11 prill në orën 10:30.

Ilir Meta iu drejtua më 20 qershor 2024  gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare me Monika Kryemadhin.

Meta deklaronte si shkak që ai të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund martesës me Kryemadhin, janë bërë grindjet dhe mosdakordësitë që kanë masur në çift por edhe në lidhje me zhvillimet në aspektin politik dhe qëndrimet ndaj njëri-tjetrit.

Kërkesa për ndarjen e ciftit Meta Kryemadhi erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër arrestin për presidentin e Partisë së Lirisë.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!