“Gjyq në organ më të lartë ose zgjidhje private”, ka të reja për çështjen Majorga

schedule13:07 - 8 Nëntor, 2019

schedule 13:07 - 8 Nëntor, 2019

Ka të reja për cështjen Mayorga dhe Cristiano Ronaldo mund të qetësohet. Së fundmi është bllokuar padia e saj, pasi gjykatësi, Daniel Albregts, i ka deklaruar avokatit të Kathyrn Mayorga se çështja  është vendosur që të gjykohet nga një organ më i lartë, nëse do zhvillohet gjyq.

Majorga kërkon sërish dëmshpërblim dhe deklaron që kishte firmosur pa qënë e vetëdijshme vite më parë, kur mori një “thes” me dollarë. Ndërkohë, avokatët e Ronaldos kërkojnë nga gjyqtari që çështja të mbyllet përfundimisht ose ta mbyllin në mënyrë private mes palëve.

Historia- Gjithçka filloi në Las Vegas në vitin 2009, ku u takuan në një nga diskot e qytetit. Sipas deklaratës së Mayorgës, e cila tashmë është një modele në Las Vegas, pas qëndrimit në pub ajo shkoi me portugezin në suitën e tij në ‘Palms Hotel and Casino’. Ajo e akuzon Ronaldon se ai e detyroi për të qëndruar në dhomë dhe për ta kaluar natën bashkë.

Në gjyqin e zhvilluar në vitin 2010 Kathyrn e fitoi, duke e detyruar yllin portugez ti paguajë një dëmshpërblim prej 375,000 $.Por, avokatët e Ronaldos fituan ditën e djeshme në sallën e gjyqit të drejtën për ti hequr të gjitha akuzat ndaj 34-vjeçarit. Gjithashtu edhe dëmshpërblimin që pagoi në 2010 ndaj Mayorgës. /abcnews.al