“Gjynah që nuk morëm tre pikët”, Asllani: Mund të fitonim ndeshjen në fund

schedule18:32 - 19 Qershor, 2024

schedule 18:32 - 19 Qershor, 2024

Pavarësisht se mund të arrinim një fitore të madhe, “Legjionarët” e Kombëtares sonë u mjaftuan me barazimin 2 me 2, ndaj një përfaqësuesje të madhe si Kroacia, duke siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe shpresojmë të mos jetë e fundit, teksa në sfidën e radhës do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës.

Pas ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha edhe “ylli” i mesfushës së “Kuqezinjve”, Kristjan Asllani, me mesfushorin, i cili theksoi se skuadra mund t’i evitonte golat e pësuar dhe se meritonin një fitore, megjitahtë shtoi më tej se janë të lumtur edhe me një pikë.

“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur. Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”,- u shpreh Asllani. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!