Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” përballë Burnley, Diogo Jota dhe Sadio Mane realizuan nga një gol për pjesë, dhe skuadra e Jurgen Klopp siguroi triumfin e dytë radhazi në Premier League.
Trajneri gjerman foli pas ndeshjes, duke mos i fshehur kritikat rreth gjykimit. “I patë ndërhyrjet e Barnes dhe Wood kundrejt Van Dijk dhe Matip?
Nuk jam i sigurt nëse jemi në drejtimin e duhur me këto lloj vendimesh. Është sikur të jemi kthyer 10-15 vite pas, situata të caktuara nuk mund të justifikohen.
Goli i dytë i Brentford me Arsenalin ishte faull. Nuk mund të hapë krahun portieri dhe të mjaftohemi me: ky është futbolli… Duhet t’i mbrojmë lojtarët.
Sigurisht që më pëlqejnë vendimet që favorizojnë ekipet sulmuese, por ka gjëra të tjera që nuk më pëlqejnë. Mund të shihni wrestling nëse u pëlqen ky tip gjykimi“, deklaroi Klopp. /abcnews.al