Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykimi i Ilir Metës/ Avokati Romeo Kara: Po tentojnë të blejnë kohë

schedule23:40 - 25 Shtator, 2025

schedule 23:40 - 25 Shtator, 2025

Avokati i njohur Romeo Kara, në një lidhje direkte me “Ora e Fundit” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentoi procesin ligjor ndaj Ilir Metës, dhe personave të tjerë, që janë pjesë e kësaj dosjeje.

Këtë të enjte, në GJKKO ishte parashikuar mbajtja e seancës paraprake, por mungesa e avokatit të ish-presidenti ti Republikës Ilir Meta, Kujtim Cakrani, u bë shkak që seanca të shtyhej për në 9 tetor.

Ai theksoi se këto janë teknika me anë të të cilave  mbrojta e Metës synon të blejë kohë.

“Vetë pala në proces mund ta përdorë si teknikë për zgjatjen e procesit. Do kërkojnë kohë për t’u përgatitur më mirë për dosjen”, tha ai.

Gjatë diskutimit, avokati u shpreh se politikanët, të cilët kanë abuzuar me pushtetin në kurriz të qytetarëve duhet të shkojnë në burg.

“Këtë që mbajnë peng shqiptarët duhet të shkojnë atje, të shkojnë në burg. Të gjithë pa përjashtim kanë lidhje me kriminalët në Shqipëri, për të mos thënë se vrasjet kryesore janë inspiruar prej tyre.  Meta duhet të rrijë atje ku është deri në fund.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!