Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjykatës e prokurorë pa integritet”/ Rama: Raste intimidimi, presioni dhe lincimi publik. Nuk kthehemi pas!

schedule11:07 - 11 Shtator, 2025

schedule 11:07 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ku do të shpalosë kabinetin e ri në këtë ‘marsh’ të katërt të qeverisjes së tij. Pas zgjedhjeve të 11 majit, PS arriti të sigurojë 83 mandate, një rekord i ri nga socialistët. Rama nisi me kritika ndaj sistemit të drejtësisë, ku tha se prokurorë dhe gjyqtarë janë të prekur nga drejtësia e vjetër dhe se nuk do të ketë kthim pas.

“Kur sheh sesi individë që paguhen nga taksat tona më shumë se mësuesit, mjekët dhe infermierët, e përdorin për të goditur interesat e shtetit të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër me fytyrë të re. E vërtëta e madhe është se nuk bën përjashtim as SPAKU dhe as gjykata speciale që nuk po del ende nga hija e SPAK.

Të dyja këto institucione na kanë dhënë arsyen për tu habitur dhe shqetësuar. Intimidimi i personave në dijeni, paraburgimi si presion publik dhe juridik me qëllim për të lincuar persona të ndryshëm. Kura për këto sëmundje nuk është kthimi pas në rrugën  e pavarësisë së drejtësisë, duhet durim. Institucionet rriten shumë më vonë se fëmijët, duhet largpamësi por asnjë hap pas, sepse çdo hap i tillë është larg drejtësisë europiane.” / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!