Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë e “SHBA-së” vendos që nuses së ISIS Hoda Muthana t’i refuzohet rikthimi në vend

schedule03:45 - 13 Janar, 2022

schedule 03:45 - 13 Janar, 2022

Gjykata e Lartë e “SHBA-së” ka refuzuar që të dëgjojë apelimin e një gruaje amerikane që i’u bashkua Shtetit Islamik që po kërkon të rikthehet në vend. Hoda Muthana u rrit në Alabama dhe udhëtoi drejt Sirisë në vitin 2014 për t’iu bashkuar ISIS. Gjatë kohës që ajo ishte jashtë vendit autoritetet vendosën që ajo nuk ishte qytetare amerikane dhe i hoqën pasaportën.

Në vitin 2019 babai i saj apeloi vendimin e një gjykate federale që ndalonte hyrjen e saj në vend. Gjykata e Lartë ditën e mërkurë e refuzoi rastin pa dhënë asnjë koment. Zonja Muthana është vajza e një diplomati jemen që është lindur në Amerikë raporton “BBC”. Sipas ligjit federal, fëmijët e diplomatëve që kanë lindur në SHBA nuk e marrin automatikisht shtetësinë amerikane.

Babai i saj në padinë e tij argumenton që familja e tij kishte hequr dorë nga statusi diplomatik para se vajza e tij të kishte lindur. Familja e zonjës Muthana insiston që ajo ishte njohur më parë si qytetare nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe i ishte dhënë pasaporta në vitin 2014. Në një deklaratë për “CNN” ajo tha se ishte një vajzë e re naive, e inatosur dhe arrogante kur udhëtoi drejt Sirisë.

Në deklaratën e saj zonja Muthana tha gjithashtu se la kolegjin dhe përdori paratë e shkollimit për të udhëtuar drejt Turqisë. Postimet në mediat sociale gjatë kohës që ajo ishte me grupin ekstremist tregojnë atë që duartroket sulmet e terroristëve dhe i bën thirrje amerikanëve të tjerrë që ti bashkohen Shtetit Islamik. Zonja Muthana është shprehur e penduar që u bë pjesë e ISIS dhe kërkoi falje për promovimin e postimeve të grupit.

Ajo tani ka një djalë dhe burri i saj ka vdekur dhe vendodhja e saj aktuale nuk dihet.      / abcnews.al   

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!