Gjykata vendos “arrest në burg” për Elis Bushin, i dyshuar për grabitjen në Roskovec

schedule11:09 - 13 Shkurt, 2021

schedule 11:09 - 13 Shkurt, 2021

Gjykata vendosi “arrest në burg” për Elis Bushin, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së grabitjes në Roskovec.

Ndërkohë avokati i tij, Safet Haxhia pretendoi lënien të lirë dhe vlerësim të paligjshëm të Bushit pasi sipas tij, i arrestuari  nuk është ai që duket në kamera dhe sipas avokatit kanë veshje të ndryshme.

Lexo edhe: “Krisje armësh dhe një makinë”/ Grabitja në Roskovec, fqinjët: S’janë familje problematike, hera e 2 që ndodh

Por në përfundim gjykata vendosi masën e arrestit në burg.

Kujtomë se ngjarja ndodhi në Roskovec, ku disa ditë më parë një banesë u grabit.

Pronari i shtëpisë dhe kushëriri i tij u përballën me 4 persona të armatosur dhe të maskuar. Si pasojë u plagos kushëriri i pronarit të shtëpisë, Arben Çepele.

/abcnews.al/