Gjykata vendosi “arrest në burg” për Elis Bushin, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së grabitjes në Roskovec.
Ndërkohë avokati i tij, Safet Haxhia pretendoi lënien të lirë dhe vlerësim të paligjshëm të Bushit pasi sipas tij, i arrestuari nuk është ai që duket në kamera dhe sipas avokatit kanë veshje të ndryshme.
Por në përfundim gjykata vendosi masën e arrestit në burg.
Kujtomë se ngjarja ndodhi në Roskovec, ku disa ditë më parë një banesë u grabit.
Pronari i shtëpisë dhe kushëriri i tij u përballën me 4 persona të armatosur dhe të maskuar. Si pasojë u plagos kushëriri i pronarit të shtëpisë, Arben Çepele.
/abcnews.al/