Gjykata ul dënimin për Shkëlqim Mirin

schedule13:50 - 27 Shkurt, 2019

schedule 13:50 - 27 Shkurt, 2019

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar dënimin për ish-gjyqtarin e Apelit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Apeli ka vendosur që ish-gjyqtari Miri të dënohet me dy vite burg.

Më herët shkalla e parë e gjyqësorit e dënoi Mirin me 2 vite e 8 muaj burg, por Apeli e uli dënimin me tetë muaj dënimin e tij. Ndërkohë u la në fuqi ndalimi i ushtrimit të detyrës si gjyqtar për tre vite.

Dënimi ndaj tij u dha pasi rezulton e provuar përfshirja e ish-gjyqtarit në veprime antiligjore.Miri dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 30 mijë eurosh dhe ka dhënë një vendimin që favorizon lirimin nga burgu e një të pandehuri të dënuar më herët me 20 vjet burg. Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pas ngritjes së akuzave për korrupsion pasiv. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra, për të cilat tha se i kishte të të afërmve. /abcnews.al