Gjykata Speciale, Thaçi përplaset me ambasadorin amerikan

schedule16:22 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 16:22 - 23 Dhjetor, 2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Pristinë, Greg Delawie ka kërkuar të mos shfuqizohet vendimi për Gjykatën Speciale. Ai paralajmëroi se një veprim i tillë do të largonte Kosovën nga sundimi i ligjit dhe aleatët e saj ndërkombëtarë. “Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, shkruan në tuitër përfaqësuesi amerikan. Ky reagim i tij vjen pas një mesazhi të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Po në tuiter kreu i shtetit i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se Kosova po izolohet në rast se shfuqizon Gjykatën Speciale. Ky organ i drejtësisë ndërkombëtare është i vendosur në Hagë dhe do të shqyrtojë krimet e Kosovës në luftën me ushtrinë serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!