Gjykata Speciale sekuestron “BMW” e blinduar të Lulzim Berishës

schedule15:52 - 3 Mars, 2020

schedule 15:52 - 3 Mars, 2020

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestron e “blindit” të Lulzim Berishës.

Vendimi për sekuestrimin është marrë ditën e sotme nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Pas vendimit ka reaguar avokati i tij, Detar Hysi, i cili është shprehur se të ardhurat për blerjen e sendit janë të deklaruara.

“Do ankimojmë vendimin, të ardhurat për blerjen e mjetit janë të gjitha të ligjshme dhe të deklaruara”, është shprehur avokati.

Më 4 shkurt Zyrtarisht OFL i dërgoi formularët për deklarimin e pasurisë për Lulzim Berishën dhe Ardjan Çapjan.

Bashkë me formularin avokati mbrojtës i Berishës dorëzoi edhe një dokument të lëshuar nga kadastra e Durrësi ku rezultonte se nuk ka asnjë pronë të regjistruar pranë zyrës shtetërore.

Berisha u dënua në 2012 me burgim të përjetshëm, por më pas u lirua me kusht.