Paraburgimi, Gjykata Speciale merr vendimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

schedule11:29 - 9 Qershor, 2022

schedule 11:29 - 9 Qershor, 2022

Gjykata Speciale ka vendosur për vazhdim e paraburgimit ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Veseli. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022.

Kjo është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. /abcnews.al/