Gjykata Speciale akuzon kreun e OVL të UÇK për pengim të drejtësisë

schedule21:54 - 25 Shtator, 2020

schedule 21:54 - 25 Shtator, 2020

Zyra e prokurorit të Specializuar ka njoftuar akuzat që rëndojnë ndaj kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati. Ai dyshohet pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures

Gucati pas arrestimit është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Akuzat ndaj tij në Kodin Penal të Kosovës përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, sipas njoftimit. ZPS ka njoftuar se të dhënat për datën dhe orën e paraqitjes së tij do të bëhen të ditura ditët në vijim./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!