Gjykata shtyn vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Mikel Shallarin

schedule11:26 - 24 Janar, 2018

schedule 11:26 - 24 Janar, 2018

Gjykata e krimeve të rënda shtyu për të mërkurën e ardhshme seancën për të vendosur lidhur me kërkesën e Mikel Shallarit për zëvendësimin e masës së sigurisë. Personi i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku do të vazhdojë të qendrojë në qeli deri sa të shprehet trupa gjykuese me një vendim. Shallari kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” me “detyrim paraqitje”.

Mikel Shallari kishte paraqitur edhe në nëntor të vitit të kaluar një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, por ajo ishte rrëzuar nga gjykata.

Oficeri i policisë Artan Cuku u vra më 8 prill 2017 në hyrje të pallatit ku banonte në Rrugën e Kosovarëve në kryeqytet. 24 vjeçari nga Kuçova Mikel Shallari u arrestua rreth 1 muaj më vonë, pasi profili i tij gjenetik përputhej me atë të gjetur në rrobat e autorit të hedhura pas krimit në një kazan mbeturinash. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!