Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata shtyn në nëntor seacën për Adriatik Llallën

schedule14:23 - 9 Korrik, 2020

schedule 14:23 - 9 Korrik, 2020

Gjykata ka shtyrë për në nëntor shqyrtimin e dosjes për çështjene  Adriatik Llallës. Mësohet se avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve.

Kështu seanca e radhës për ish-kryeprokurorin është në nëntor. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.

Ndërkohë hetimet për Llallën kanë nisur prej rreth dy vitesh, ndërsa nga ana e avokatit të çështjes pretendohet se nuk ka asnjë element të veprës penale dhe për këtë arsye kërkohet të pushohet çështje në ngarkim të ish-kryeprokurorit.

Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.

Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të ardhurash, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. /abcews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!