Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Llallës për pezullimin e dënimit

schedule11:28 - 22 Prill, 2022

schedule 11:28 - 22 Prill, 2022

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit.

Ndërsa komentonte vendimin e gjykatës për gazetarët, avokati i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj u shpreh se në një kohë që gjykatat në Itali njohin gjendjen shëndetësore të një qytetari shqiptar, ato shqiptare nuk veprojnë njësoj.

“Çudi shumë e madhe, Gjykata e Apelit ka pranuar faktin e gjendjes së tij shëndetësore të rënduar dhe ka kundërshtuar në një farë mënyre kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim për këtë shkak, GJL, nuk pranon kërkesën referuar edhe atij vendimi por edhe gjendjen shëndetësore të rënduar të tij. Isha vetëm për gjendjen shëndetësore, çudia e madhe, gjykata Italia e njeh të drejtën dhe detyrim për të njohur gjendjen shëndetësore të një qytetari shqiptar, gjykata shqiptare siç e shikoni, nuk e pezulloi.” /abcnews.al/