Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së një telefoni. Kryemadhi kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj në dhjetor të vitit të kaluar për heqjen e sekuestron dhe kthimin e sendit të sekuestruar.
“Bëhet fjalë për një telefon që është sekuestruar nga SPAK. Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë që në 7 dhjetor pranoi kërkesën e SPAK duke lënë nën sekuestro një telefon ndërsa sot gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin, çka domethënë se tepefoni do të vazhdojë në sekuestro për llogari të hetimeve nga SPAK. Bëhet fjalë për disa hetime për Kryemadhin dhe Metën. Bëhet fjalë pët disa ndërhyrje estetike nga Kryemadhi dhe Meta, për të cilat është bërë një kallëzim nga një avokat me argumentin se mund të kenë fshehur burimin e të ardhurave.
Një tjetër hetim i SPAK për çiftin ka të bëjë me çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA. Edhe në këtë rast, prokuroria e posaçme po kryen hetimet për burimin e të ardhurave. Një tjetër verifikim për Metën ka të bëjë me çështjen CEZ-DIA, për të cilin Meta ka dhënë sqarime në prokurorinë e posaçme, lidhur me marrëveshjen që në atë kohë shteti ka kryer me CEZ për mbledhjen e borxheve dhe që sipas hetimeve, ka shkaktuar një dëm prej 400 milionë lekësh”, raportoi gazetari Ermal Vija./abcnews.al