Gjykata rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës

schedule12:07 - 19 Mars, 2018

schedule 12:07 - 19 Mars, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Jaeld Çelës, që kundërshtonte shtyrjen e afatit të hetimit ndaj tij.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës është shpallur në kërkim në Nëntor të vitit të shkuar, pas dyshimeve për përfshirjen në narkotrafik me grupin e Habilajve.

Përmes një avokati, Çela i kishte bërë të ditur gjykatës se nuk i ishte vënë në dispozicion asnjë nga aktet e prokurorisë ndaj tij. Por prokurori i çështjes tha se nuk është ky momenti i njohjes me provat.

Ai e argumentoi zgjatjen e afatit te hetimit me kohën që i duhet prokurorisë për të pritur përgjigjet e disa letërporosive, si edhe për të transkiptuar përgjimet telefonike të kryera gjatë një periudhe 2-vjeçare.

Edhe gjykata vendosi sot në favor të kërkesës së prokurorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!