Për herë të parë një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të ndalojë pjesërisht ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Ajo e ka konsideruar jo të ligjshëm shmangien e administratës Trump ndaj procesit normal për marrjen e fondeve.
Një gjykatës federal ka bllokuar pjesërisht planin e Donald Trump për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. Gjykatësi Hejud Giliam ka nxjerrë një vendim për ndalimin e planit të kreut të shtëpisë së bardhë për transferimin e një miliard dollarësh nga departamenti amerikan i drejtësisë për financimin e zgjatjes së murit. Në vendim kufizohet ndërtimi dhe në zona specifike në Teksas dhe Arizonë.
Giliam mori këtë vendim pasi dëgjoi argumentet e dy çështjeve një javë më parë.
Kalifornia dhe 19 shtete të tjera kanë ndërmarrë hapa ligjorë. “Siera Club” një koalicion komunitetesh përgjatë kufirit prezantuan gjithashtu një çështje ligjore. Vendimi i tij është i pari nga shumë çështje ligjore kundër vendimit të Trump për të shmangur procesin normal të marrjes së fondeve për të paguar ndërtimin e murit./ABC News 24/7