Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për dy komandantët ushtarakë rusë

schedule15:20 - 5 Mars, 2024

schedule 15:20 - 5 Mars, 2024

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar dy urdhër arreste ndaj dy komandantëve të lartë ushtarakë.

Bëhet fjalë për admiralin Viktor Sokolov, dikur komandanti i Flotës ruse të Detit të Zi dhe Sergey Kobylash, si dhe për komandantin e aviacionit me rreze të gjatë të forcave të armatosura ruse. Ata akuzohen se janë përfshirë në sulmet me raketa kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës.

ICC tha se kishte arsye për të besuar se sulmet kishin për qëllim objektet civile dhe se dëmi ndaj civilëve tejkalonte avantazhin ushtarak. Një urdhër-arresti ishte lëshuar më parë kundër Vladimir Putin nga GJNP.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!