Gjykata e Tiranës e ngriu Kuvendin e Lulzim Bashës, të 2 shtatorit. Këtë të hënë, kjo gjykatë, që Lulzim Basha i ka kërkuar regjistrimin e ndryshimeve statutore dhe vendimmarrjeve të bëra më 2 shtator, vendosi të pezullojë këtë proces, deri në një moment tjetër.
Kjo për arsyen se palë e këtij procesi janë edhe grupimi i Berishës, edhe grupimi i Gazment Bardhit. Të dyja këto palë kanë hapur nga një proces gjyqësor që ka të bëjë me vetë PD-në dhe Bashën. Por më i rëndësishmi, ai që e mbyll gjithë ciklin e përplasjeve mes demokratëve, është ai i Berishës që e ka çuar në Gjykatë të Lartë, vendimmarrjen e 3 marsit, që ia la Bashës Partinë Demokratike.
Berisha ka kërkuar prej kësaj gjykate zhbërjen e këtij vendimi dhe marrjen e Partisë Demokratike. Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës, këtë të hënë vendosi të pezulloj vendimarrjet sa i përket PD-se zyrtare, deri sa Gjykata e Lartë të marrë vendimin e saj.
Pezullimin e kishte kërkuar që në seancën e parë, përfaqësuesi ligjor i Berishës, Çlirim Gjata. Njësoj dhe grupimi i Gazment bardhit, por për një proces të tyrin paralel.
Grupimi tjetër, ai i Bardhit ndërkohë ka hapur një proces paralel në këtë gjykatë, si një palë që nuk do Lulzim Bashën kryetar. Të gjitha këto procese vetëm sa e zgjasin në kohë të pacaktuar përplasjen dhe konfliktet e nisura dy vjet më parë, në partinë demokratike, se kujt i kërket ajo.
Në fuqi është ende vendimi i 3 marsit, të Gjykatës së Apelit, që nuk ia dha Berishës PD-në, por ajo i mbeti Lulzim Bashës, që në fund korrik u rikthye sërish në krye të saj./abcnews.al