Gjykata ngrin përplasjen në PD, Bejko: Basha është kryetari. Bardhi ndryshon qëndrimet sipas interesit të tij

schedule13:31 - 14 Nëntor, 2023

schedule 13:31 - 14 Nëntor, 2023

Kërkesa e Lulzim Bashës për Kuvendin e 2 shtatorit është pezulluar. Lidhur më këtë vendim në “Tirana Live” në ABC Roland Bejko, nënkryetari i PD tha se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se Basha është kryetar i PD.

Bejko po ashtu theksoi se Gazment Bardhi referuar statutit nuk mund të jetë kryetar, pasi PD funksionon në bazë të statutit të datës 2 shtator.

“Për ne statuti është në rregull, me rëndësi është akti i regjistrimit fillestar në gjykatë. Nëse Berisha nuk do të ishte kthyer dhe nuk do ta ndante këtë parti në aq pjesë se sa e ka bërë, nuk do të kishte diçka të tillë”, ka thënë ndër të tjera ai, duke shtuar se Partia Demokratike është e sigurt që do të rritet. Statuti i PD ka hyrë në fuëqi për organizmin e brendshëm të PD dhe kryetari i grupit Parlamentar ngelet Lulzim Basha. Meraku është a do të jetë Gaz Bardhi, por ai nuk mund të jetë kryetar i grupit Parlamentar, sepse në statutin e korrikut të 2017, një nga nënkryetarët e partisë është automatikisht kryetar. Dhe kjo nuk do të ndodhë sepse PD funksionon në bazë të statutit të 2 shtatorit. Edhe sikur të mblidhen juristët sërish Gaz Bardhi dhe askush tjetër nuk mund të jenë sepse do të duhet të jetë dikush midis një nga nënkryetarët që janë sot në PD. Ata nuk kanë fituar asgjë”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!