Gjykata në Bejrut kishte kërkuar heqjen e nitratit të amonit disa herë

schedule10:27 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:27 - 6 Gusht, 2020

Zyrtarët libanezë kanë paralajmëruar për vite me radhë  mbi rrezikun që vinte nga nitrati amonit në portin e Bejrutit, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga CNN përmes aktivistit libanez për të drejtat e njeriut Wadih Al-Asmar.

Dokumentet publike tregojnë se Drejtori i Doganave Libaneze, Badri Daher, kërkoi të hiqet ngarkesa e rrezikshme nga porti në vitet 2014, 2015, 2016 dhe 2017.

Një raporti i CNN zbuloi se një anije me pronësi ruse u sekuestrua në portin e Bejrutit në vjeshtën e vitit 2013, duke transportuar 2.750 tonë nitrat amoni. Ekuipazhi më pas braktisi anijen dhe ngarkesa u zhvendos në një depo në port, shkruan abcnews.al

Anija fillimisht po shkonte në Mozambik, tha Daher. Pasi anija u ndalua, një gjykatës libanez kërkoi që ngarkesa e rrezikshme të “dërgohej në një vend të përshtatshëm për t’u ruajtur”, sipas dokumentacionit. Por pavarësisht kësaj, nitrati i amonit nuk u zhvendos nga porti për gjashtë vite.

Daher, dhe paraardhësi i tij, Chafic Merhi,  kanë kërkuar nga autoritetet ligjore që të hiqet ngarkesa nga porti, raporton abcnews.al

“Për shkak të rrezikut ekstrem të paraqitur nga këto lende plasëse në kushte të papërshtatshme, ne kërkojmë që Autoritetet e Portit të eksportojnë mallrat menjëherë për të ruajtur sigurinë e portit dhe të atyre që punojnë në të,” shkroi Merhi në një letër në 2016.

Sipas dokumentacionit gjithashtu porti u përpoq t’i shiste nitratin e amonit  ushtrisë libaneze dhe kompanisë libaneze të eksplozivëve, pa asnjë përfitim.

“Autoriteti i Portual nuk duhet të lejonte që anija të zhvendoste lendet plasëse  në port,” tha Daher.

Drejtori i Përgjithshëm i Portit të Bejrutit Hassan Kraytem  tha për  kanalin  televiziv lokal OTV: “Ne e ruajtëm nitratin në depon numër 12 në portin e Bejrutit sipas një urdhri gjykate. Ne e dinim se ato ishin materiale të rrezikshme, por jo deri në atë masë . ” /abcnews.al