Me 22 nëntor do të shpallet vendimi nga Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës për ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Ai akuzohet për genocide, krime kundër njerzit dhe krime lufte.
Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës, më 22 nëntor,do të shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Ai akuzohet për 11 raste genocidi, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.
Mlladiç, 75 vjeç, akuzohet se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë, dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, vendosi se forcat serbe kishin kryer genocid në Bosnje. Nga ana tjetër Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Gjykimi kundër tij është i fundit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës, që ishte themeluar nga Haga në vitin 1993, për të dënuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan, në fillim të viteve të ‘90.
Në vitin 2016, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Mlladiç, Radovan Karaxhixh, ndaj të cilit rëndonin po të njëjtat akuza, përfshirë genocid. Ai u dënua me 40 vjet burg./abcnews.al