Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e lartë të Hamasit

schedule13:19 - 20 Maj, 2024

schedule 13:19 - 20 Maj, 2024

Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e lartë të Hamasit.

Kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan tha për CNN se urdhër arrestet kërkohen për krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit në Izrael dhe luftën pasuese në Gaza.

Khan deklaroi se gjykata po kërkon gjithashtu urdhër për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant , si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit – Mohammed Diab Ibrahim al-Masri dhe Ismail Haniyeh.

“Bota u trondit më 7 tetor kur njerëzit u hoqën nga dhomat e tyre të gjumit, nga shtëpitë e tyre. Njerëzit kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë” deklaroi ai.


Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë shkaktim të shfarosjes, shkaktimin e urisë si metodë lufte duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihma humanitare.

Khan tha se akuzat kundër liderve të hamas përfshijnë “shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual. Një panel gjyqtarësh të gjykatës ndërkombëtare tani do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit Khan për urdhër-arrest.

Kur u raportua muajin e kaluar se kryeprokurori po shqyrtonte kërkesën, Netanyahu pati deklaruar se një vendim i tillë do të ishte fyerje e përmasave historike. I pyetur në lidhje me komentet e bëra nga Netanyahu, Khan tha se askush nuk është mbi ligjin.

Kjo shënon herën e parë që gjykata ndërkombëtare ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të gjykatës ndërkombëtare.

Megjithatë, haga pretendon se ka juridiksion mbi Gazën, Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor pasi udhëheqësit palestinezë ranë dakord zyrtarisht të jenë të detyruar nga parimet themeluese të gjykatës në vitin 2015./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!