Gjykata Ndërkombëtare Penale hap zyrë në Ukrainë

schedule16:24 - 23 Mars, 2023

schedule 16:24 - 23 Mars, 2023

Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Ukraina nënshkruan sot një marrëveshje për hapje e një zyre në vend, njoftoi GJNP, e cila javën e kaluar lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar kundër presidentit rus Vladimir Putin.

“Është vetëm fillimi, një fillim i mirë,” tha Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin për marrëveshjen që ai nënshkroi në emër të vendit të tij në Hagë.

“Unë jam i bindur se ne nuk do të ndalemi derisa përgjegjësit për krimet ndërkombëtare të kryera në Ukrainë të sillen para drejtësisë, “shtoi ai.

Rikujtojmë se Prokurori i Përgjithshëm ukrainas kishte njoftuar në fillim të marsit se Kievi po përgatitej të hapte një zyrë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!