FRANCË-Marine Le Pen, liderja e Ekstremit të Djathtë u ndalua këtë të hënë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, pasi një Gjykatë në Paris e shpalli atë dhe 8 deputetë të saj fajtorë për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian.
Lë Pen dhe 8 zyrtarë të partisë së saj janë ndaluar nga kandidimi në postet publike për të paktën 5 vite. Gjykata vendosi që Lë Pen të dënohej me 4 vite burg dhe gjithashtu edhe me 100 mijë euro gjobë. Liderja e Ekstremit nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli pasi 2 vite burg u pezulluan dhe 2 vite të tjera duhet ti kalojë e monitoruar me byrzylyk elektronik. Vendimi i dhënë nga Gjykata në Paris kete te hene sa I perket byrzylykut elektronik nuk hyn menjehere ne fuqi, per shkak se Le Pen dhe Partia e saj kane te drejten e apelimit. Pjese e vendimit qe hyri ne fuqi menjehere per Le Pen dhe 8 zyrtare te partise se saj ishte ndalimi per te mbajtur poste publike per 5 vitet e ardshme.
Përvec Gjobës ndaj Le Pen si Kryetare e Partise se saj gjykata Vendosi një gjobë në vlerën e 2 milionë Eurove për Partinë Tubimi Kombëtar, ku 1 milionë do të paguhen si tarifë dhe 1 milionë të tjera do të jenë sekuestrim asetesh.
Partia Tubimi Kombëtar sipas gjykatës vlerësohet se ka përdorur 474 mijë euro të cilat duhet ti përdorte për të paguar asistentë të eurodeputetëve të saj, në cështje të brendshme partiake. Ishin 24 anëtarë të Tubimit Kombëtar që akuzoheshin për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian që nga viti 2004 deri në vitin 2016, fonde këto që ishin përdorur për të paguar stafin e partisë.
Marinë Le Pen ka qenë rivalja më e forte politike e presidenti Aktual Francez Emmanuel Macron duke dale e dyta në dy garat presidenciale të vitit 2017 dhe 2022. Teksa doli e mërzitur nga salla e Gjyqit Le Pen nuk pranoi të komentonte për Gazetarët. Më herët ajo ishte shprehur se nëse gjykata do ta shpallte atë fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian, dicka e tillë do të ishte “vdekja politike e saj”/abcnews.al