Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit të katërt, i arrestuar nën dyshimet në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, të ndodhur më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Një vendim i tillë është marrë më 6 shkurt 2022 nga gjykatësi i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I dyshuari i katërt për vrasjen e trefishtë, është arrestuar më 4 shkurt.
Më 10 janar 2022, njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.
Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësja për informim e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, e cila tha se dy të dyshuarve të tjerë iu ka vazhduar paraburgimi.
Ndryshe, tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor.
Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.