Gjykata merr vendim për Pal Lekajn

schedule14:07 - 19 Shkurt, 2021

schedule 14:07 - 19 Shkurt, 2021

Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune.

Në vendimin e kësaj të premte Lekaj u dënua me dënim me kusht, duke e vërtetuar dënimin, prej 1 viti e gjashtë muaj,  dënim ky i cili do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej 2 vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Bashkë me Lekajn në këtë rast po akuzohet edhe Ismet Isufi dhe Gani Rama, ndërsa Veli Hajdaraga po akuzohet për mashtrim me subvencione dhe shmangie nga tatimi.

Pal Lekajt, Ismet Isufit dhe Gani Ramës, iu shqiptua edhe dënimi plotësues mos-ushtrimi i funksionit për dy vjet dhe 69,780 euro t’ia kompensojnë komunës, në afat prej 1 viti.

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike./abcnews.al