Gjykata liron 7 protestuesit e opozitës

schedule20:30 - 30 Mars, 2019

schedule 20:30 - 30 Mars, 2019

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 7 protestuesit e opozitës që u arrestuan ditën të premten. Prokuroria kërkoi arrest me burg për 5 protestues dhe për dy të tjerë detyrim paraqitjeje, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Erion Bani.

Gjykata e Tiranës liroi 7 protestuesit e opozitës të arrestuarit të enjten për manifestimin para Parlamentit. Të arrestuarit, u akuzuan vetëm, për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziston dyshimi se janë konsumuar, si “pjesëmarrje në tubim të paligjshëm” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky është vendim i gjyqtarit  Erion Bani, i cili kërkoi lirimin e menjëherë nga qelitë për të 7 ndaluarit. Më herët prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg”, dhe dy protestues,  të  cilët janë  student kërkoi “Detyrim paraqitje”.

Për avokatët arrestimi ishte i paligjshëm nga uniformat blu, pasi nuk u provua sipas mbrojtës që ata të kenë dhunuar apo dëmtuar institucionet e rëndësisë së veçantë që përbën vepër penale. Në total u proceduan 28 protestues të cilët do të hetohen në gjendje të lirë, ndërmjet tyre edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ishte edhe organizatori i protestës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!