Gjykata lë të lirë të arrestuarit në protestën e PD-së, Sefa: Prokuroria asnjë provë brenda selisë

schedule15:44 - 12 Janar, 2022

schedule 15:44 - 12 Janar, 2022

Avokati i mbështetësve të Lulzim bashës të arrestuar në protestën e 8 janarit, Indrit Sefa është shprehur se ndaj 11 të arrestuarve, Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë.

Sefa në fjalën e tij para mediave është shprehur se janë kontrolluar të gjithë zyrat e deputetëve dhe zyrtarëve të PD-së në selinë blu dhe nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë.

Sipas tij nga 11 të ndaluarit, vetëm për dy është ngritur akuza e gjuajtjes me ujë.

“Janë kontrolluar dhe zyrat e deputetëve, megjithëse kishin autorizim nga parlamenti. Patëm disponibilitet. Prokuroria gjeti se nuk kishte asnjë send të kundraligjshëm. U kontrollua e gjithë selia, nuk u gjet asnjë material i jashtëligjshëm. Prokuroria nuk ngriti një pretendim të tillë. Fikëset e zjarrit janë administruar si provë nga Prokurioria. është fakt publik, e patë dhe kur bëtë mbikëqyrjen.

Prokuroria pranoi se për të 11 të ndaluarit nuk kishte asnjë provë vetëm për dy prej tyre kishte akuzë që kishin qëlluar me ujë. Prokurori ka deklaruar se nuk është gjetur asnjë send i dyshime dhe lëndë helmuese. Personat që kanë ngritur pretendime ndryshe mund të bëjnë kallzim penal. Anëtarët dhe drejtuesit e PD-së kanë qenë përpara një sulmi nga pala tjetër”, ka thënë Sefa.

Ndërkohë kujtojmë se gjykata ka vendosur lirimin e 34 të arrestuarve për dhunën e ushtruar para selisë blu, në protestën e organizuar nga ish lideri Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!