Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata lë në burg shqiptarin/ I jep afat deri të martën të kërkojë falje për krimin

schedule15:03 - 24 Gusht, 2025

schedule 15:03 - 24 Gusht, 2025

I heshtur, me kokën Ulur dhe pa asnjë koment për Gazetarët . Ky është momenti kur Pandeli Nakoleci, 40 vjecari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë u paraqit këtë të dielë në Prokurori.

Autori i krimit makabër nuk zgjodhi ti përgjigjej pyetjes “Pse e bëre ?” të gazetarëve duke ruajtur kështu heshtjen. Mediat greke raportuan se 40 vjecari nuk kishte treguar shenja pendese per krimin e kryer  sipas dëshmive të tij të para përballë hetuesve, ndersa kishte pretenduar se motiv i krimit kishte qene tradhetia nga 36 vjecarja.

Pandeli Nakoleci u arrestua të shtunën, 24 orë pasi kreu krimin e rëndë në një parking në qendër të Volosit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijet e tyre.

40 vjecari Pandeli Nakoleci  i cili vrau në mënyrë macabre bashkeshorten e tij në sytë e fëmijëve të tyre të mitur njihej si perdorues I lendeve Narkotike dhe familjare te tij kane treguar per ABC News se ai kishte pasur probleme te shendetit mendor.Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar qershorin e kaluar me urdhër të prokurorit, u dërgua në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi tentoi vetëvrasje.

Pandeli Koleci ishte arrestuar dy herë më parë për posedim droge në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme. Në vitin 2020 ai u dënua me 4 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Më herët, në vitin 2013, ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në shtetin fqinj. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!