Gjykata e shkallës së parë Vlorë, ka vendos ditën e sotme “arrest në burg” për italianen Angela Panzillo.
28-vjeçarja shkaktoi aksidentin në autostradën Vlorë- Fier, ku humbën jetën dy persona.
Gjyqtari i çështjes Fjoralb Behari ka vendosur që napoletania të qëndrojë në burg dhe ndaj saj akuza është “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kujtojmë se nga përplasja e fortë e automjeteve, në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani.
Ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, 47-vjeçari Artan Muho banues në Vlorë.
/abcnews.al/

