Gjykata lë në burg gjyqtaren Hoxha dhe 9 të arrestuarit e tjerë në Krujë

schedule14:27 - 13 Shkurt, 2021

schedule 14:27 - 13 Shkurt, 2021

GJKKO në seancën e kësaj të shtunë ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg”, për 10 të arrestuarit mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Masa e sigurisë arrest me burg është dhënë për avokatin Aldo Tabaku, sekretaren Manulema Mallakuci, për ekspertin psiko-ligjor Shkelqim Korbi, Saimir Petani, Bledar Petani, Altin Skenderaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj  dhe Isuf Tanuzi.

LEXO EDHE: Po lironin të dënuarin për vrasje, pse SPAK arrestoi gjyqtaren dhe avokatin në Krujë

Të dënuarit janë arrestuar dy ditë me parë nga një urdhër i dhënë nga SPAK nën akuzën e përfshirjes në korrupsion.

Ndër të tjera mësohet se të arrestuarit po bënin gati dosjen për lirimin e një të burgosuri për vrasje, Saimir Petani.

LEXO EDHE: Të arrestuarit e Krujës para gjykatës, avokati i gjyqtares: Ka fëmijë të mitur të lihet në arrest shtëpie

Ndërkohë avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha është shprehur se ky ishte një vendim i padrejtë, pasi Hoxha në shtëpi ka dy fëmijë të mitur dhe një baba të sëmurë dhe do ishte humane që të lihej në arrest shtëpie. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!