Gjykata lë në burg drejtorin e Kadastrës Durrës, dyshohet për tjetërsim pronash

schedule15:53 - 4 Tetor, 2019

schedule 15:53 - 4 Tetor, 2019

Liridon Pula do të qendroje në qeli. Gykata e Durrësit caktoi maseën e arrestit me burg për  drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Të njëjtën masë kishte kërkuar më herët edhe prokurori Arjan Ndoja.

Ai u arrestua nga antikrimi ekonomik pasi dyshohet se bashkë me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar pronat, kryesisht në bregdet. Pula ishte emëruar pak muaj më parë në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit.

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama sulmoi një prokuror në parlament, zv /kryeministri Erjon Braçe i cili ishte i pranishëm në seancë shtoi akuzat ndaj prokurorit, të cilit nuk ia përmendi emrin, por që bëhej fjalë për Arjan Ndojin.

“Më takonte të isha këtu për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar. Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monsturuoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Është bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale”

Pak javë më parë u arrestua n/ drejtori, Arben Isaku, i cili më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Pas tij u prangos edhe nendrejtoresha tjetër, Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën masë. Aktualisht të dy nendrejtorët jane pezulluar, pasi janë në hetim. Ish-drejtori i ALUIZNI-t te qytetit te Durrësit, Flamur Gjuzi, eshte në kërkim nga policia, po për këtë dosje i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.

Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregdetit, si dhe në zona të tjera të qytetit të Durrësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!