Gjykatat e Tiranës ka lënë në burg 33 vjeçaren, Amarilda Leka që hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë. 33-vjeçarja u premtonte se do u lironte të afërmit e burgosur, u zhvaste miliona lekë qytetarëve, me pretekstin se kishte njohje me gjyqtarët dhe do ndikonte në vendimet e tyre. Leka, përmes mashtrimit arriti t’i merrte familjarëve të një të dënuari për vrasje me 30 vite heqje lirie, 50 mijë euro duke i premtuar se do e lironte nga burgu.
Familjarët denoncuan në Prokurorinë e Tiranës rastin, duke pretenduar se, ishin mashtruar nga Leka. Denoncimi është bërë nga shtetasi B. Zeneli, i cili pretendon se para 3 vitesh, 33-vjeçarja se bashku me shtetasin me inicialet J.G, I kanë marrë paratë, duke i premtuar se do ta ndihmonin në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për një të afërm të tij. Amarilda leka ka pasur edhe në të kaluarën probleme me drejtësinë. Në vitin 2015, 33-vjeçarja është vënë në pranga pasi u kishte marrë para familjarëve, Xhorxh Gjokës. Ky i fundit ishte i burgosur për trafik droge me disa vite, ndërsa Leka i kishte thënë se do të ndikonte tek gjyqtarët dhe prokurorët për me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit, arriti t’i merrte shumën prej 25 mijë e 500 eurosh. Amarilda Leka ka kryer vetëm 8 muaj burg për këtë çështje. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se paratë Leka i kishte shpenzuar për makina të shtrenjta, jetë luksi dhe udhëtime në vendet e BE-s. Gjithashtu po në vitin 2015 Leka ka mbajtur postin e sekretares së shtabit elektoral të ish-ministres së Teknologjisë dhe Informacionit, Milena Harito. /abcnews.al