Vendimi i Komisionit të Venecias lidhur me çështjen Xhaçka si dhe mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese u diskutuan në panelin e programit ‘ Real Story’.
Juristi Jordan Daci iu përgjigj pyetjeve të panelistëve lidhur me çështjen Xhaçka. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e kishte në dorë ta zgjidhte pa e kthyer në Kuvend. Gjithashtu, ai u shpreh se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë t’i marrë mendim Komisionit të Venecias, ku sipas tij është krijuar për vende rrumpallë si vendi ynë.
“Me të drejtë u elaburua, normalisht që Gjykata Kushtetuese e kishte në dorë që t’i jepte zgjidhje pa e kthyer në Kuvend. Kuvendi kishte një kohë të gjatë që e mbante pezull duke mos votuar raportet.
Nëse unë do isha kryetar ose anëtar i Gjykatës Kushtetuese, e sigurt që Komisionin e Venecias do e thërrisja shumë rrallë sa nuk do përmendej në ushtrimin e funksionit tim sepse një gjyqtar nuk ka nevojë të marrë mend. Gjykata Kushtetuese gjermanë nuk e di nëse ekziston Komisioni i Venecias, Këshilli Kushtetues Francez nuk e di nëse ekziston. Ne e mbajme gjallë Komisionin e Venecias që është krijuar për vendet tona që janë vende rrumpallë.” / abcnews.al