Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata: Kurti, në prokurori më 4 mars/ Urdhri i gjykatës, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale

schedule17:30 - 28 Shkurt, 2025

schedule 17:30 - 28 Shkurt, 2025

PRISHTINË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka thirrur Albin Kurtin për të dëshmuar në 4 mars në orën 10:00 lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale. Kurti ishte ftuar më 10 dhjetor nga prokurorët për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit.

Në bazë të nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale, Kryeministri Albin Kurti mund të dënohet me gjobë ose me burgim nëse refuzon vazhdimisht  të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

Megjithatë kryeministri i Kosovës nuk pranon të dalë nga zyra. Kryeministria i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta urdhërojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e Kurtit, brenda zyrës së tij në qeveri.

Në letrën dërguar Gjykatës, Kryeministria përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e qeverisë.

“Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Me respekt kërkojmë nga Gjykata që të urdhërojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”,

Kryeministria pretendoi se ekzistojnë praktika kur zyrtarë të lartë janë intervistuar në ambientet e tyre të punës dhe kjo mund të përsëritet.

Në letrën drejtuar Gjykatës, Zyra e kryeministrit Kurtit po ashtu hodhi dyshime edhe mbi natyrën e thirrjes nga prokuroria dhe u kërkua u kërkua që Gjykata të shqyrtojë çdo detaj lidhur me këtë.

“Ka dyshime të forta që kjo thirrje nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik. Prokuroria për vite me radhë ka dështuar në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të adresimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit. Një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z.Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit. Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar”

 Kujtojmë se më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast hetimor lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!