Alda Klosi, 20 muaj burg/ Zyrtarja lë burgun pas disa muajsh, pastruesja që fshehu paratë mbetet në qeli

schedule13:23 - 19 Mars, 2024

schedule 13:23 - 19 Mars, 2024

TIRANË- Gjykata e Tiranës denoi me 2 vite e 6 muaj burg ish zyrtaren e financave, Alda Klosi, qe u gjet fajtore për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. Megjithatë ish zyrtarja do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar uljen e një të tretës së dënimit, çka do të thotë se do vuaje vetëm 20 muaj burg. Alda Klosi u arrestua më 3 shkurt të 2023, ku me përllogaritjen e paraburgimit, asaj i kanë mbetur edhe disa javë për të vuajtur në qeli para se të lirohet .

Për sanitaren Rozeta Dobi, Prokuroria kërkoi dënim me 6 vite por Gjykata rriti marzhin e dënimit duke dhënë 7 vite heqje lirie, ndërsa për të birin Havierin 5 vite.

Ashtu si ish zyrtarja, edhe Rozeta e Havier Dobi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur kështu 1/3 e dënimit.  Të dy ata akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda, pasi në dhjetor të 2022 në banesën e tyre policia gjeti rreth 500 mijë euro, para të cila më pas rezultuan se ishin marrë tek shtëpia e Alda Klosi.

Para togave të zeza, Rozeta Dobi, kërkoi falje për veprimet e bëra ndërsa u shpreh  paratë ia kishte dhënë për ti mbajtur vetë Alda Klosi e cila donte te fajesonte ish-bashkeshortin. Ndërsa Ish-zyrtarja i ka qendruar alibisë se paratë ja vodhi Rozeta Dobi.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës pak javë më parë kërkoi pushimin e çështjes për Alda Klosin për akuzën e pastrimit të parave, por gjykata nuk e ka pranuar duke kthyer dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!