Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn

schedule10:11 - 19 Maj, 2022

schedule 10:11 - 19 Maj, 2022

Drejtësia italiane ka dënuar përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg, Mois Habilajn. Gjykata e Lartë italiane ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues, raportojnë mediat italiane.

Ai u akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.

Ai kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Së bashku me Habilajn, përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë. Arrestimi i tij shkaktoi “tërmet” politik në Shqipëri. Hetimi u zgjerua më tej dhe përfshiu edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin. Tahiri ishe kushëri me Habilajt dhe akuzohet se i ka favorizuar.

Lexo edhe: Misteri i arratisjes së Moisi Habilajt, ftoi gruan dhe fëmijët për festa! Si u mor në polici më 30 Dhjetor

Sakaq, Habilaj, i cili e kishte bazën e tij të trafikut mes Katanias, Lentinit dhe krahinës së Raguzës, nuk do të shkojë pas hekurave të paktën për momentin. Që nga fillimi i janarit 2021, trafikanti shqiptar i drogës është në arrati dhe kanë humbur të gjitha gjurmët.

Habilaj, pasi u dënua në shkallën e parë dhe kaloi një mijë ditë në burg, me kërkes ëtë avokatit të tij masa e tij u ndryshua në “arrest shtëpie”. Kështu, në verën e vitit 2020, 44-vjeçari u transferua pa byzylyk elektronik, në shtëpinë e vëllait të tij, Gazmedit, në Celantino. Por, prej kohësh autoritetet italiane kanë humbur gjurmët. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!