Gjykata hedh poshtë paditë e grave që bën kontrolle gjinekologjike me forcë në aeroportin e Dohas

schedule15:44 - 11 Prill, 2024

schedule 15:44 - 11 Prill, 2024

Një gjykatë australiane ka hedhur poshtë një padi të paraqitur nga pesë gra që kërkonin kompensim nga Qatar Airways për ekzaminimet invazive gjinekologjike të kryera në aeroportin e Dohas në vitin 2020.

Padia e grave kundër operatorit të aeroportit është ende në vazhdim, raportoi AP.

Pesë gra, identitetet e të cilave nuk janë bërë të ditura, u hoqën me forcë nga një aeroplan në Doha më 2 tetor 2020, së bashku me qindra të tjera, ndërsa zyrtarët kërkuan për nënën e një foshnjeje të porsalindur që u gjet e hedhur në një kosh mbeturinash.

Trembëdhjetë gra zbritën nga avioni nga fluturimi për në Sydney. Shumë prej tyre kanë thënë se janë detyruar t’i nënshtrohen një kontrolli gjinekologjik pa pëlqimin e tyre.

Gjyqtari i Gjykatës Federale John Haley vendosi të mërkurën se argumenti i grave kundër Qatar Airways nuk ishte në përputhje me protokollet ndërkombëtare për përgjegjësinë e linjës ajrore. Gjykatësi vendosi gjithashtu se çështja e grave kundër Autoritetit të Aviacionit Civil të Katarit nuk mund të vazhdojë.

Megjithatë, çështja kundër Kompanisë së Menaxhimit të Aeroporteve të Katarit (MATAR), operatori i aeroportit, mund të vazhdojë. MATAR është një degë e kompanisë dhe është në pronësi të plotë të Qatar Airways.

Avokati i grave që ngritën padinë, Damian Sturzaker, tha në një deklaratë se klientët e tij po mendojnë të bëjnë një apel. Seanca e radhës është caktuar për më 10 maj.

Në vitin 2020, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch njoftoi se një kompani nga Katari bëri një ekzaminim të detyruar gjinekologjik tek gratë, pasi një i porsalindur u gjet në një kosh mbeturinash. Foshnja ishte mirë dhe stafi mjekësor i aeroportit shprehu shqetësimin për gjendjen e nënës dhe kërkoi që ajo të gjendej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!